Edhe pse janë përcaktuar fatet në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, Shqipëria si e 2-ta pret Anglinë kryesuese. Gjendja e vështirë e Armando Brojës është kthyer në “vorbull” diskutimesh, e cila ka “përpirë” edhe personazhe jashtë sferës së futbollit.
Gjithesi, ditën e djeshme, sulmuesi 24-vjeçar u tregua “burrë” dhe i kërkoi falje shokëve të ekipit. Ishte Myrto Uzuni ai që bisedoi më emocionalisht me Brojën në stërvitje, madje duke e prekur me duar.
Trajneri Sylvinho u pyet në konferencë para ndeshjes për ish-sulmuesin e Chelsea, ndërsa braziliani u shpreh se Broja ishte disi i pakënaqur me zëvendësimin ndaj Andorrës, por që situata i përket të shkuarës dhe gjithçka është zgjidhur.
Pikërisht, do të jetë Sylvinho ai që do vendosi “veton” për formacionin ndaj Anglisë. Ishullorët mund të cilësohen një “shtëpi” e dytë për Armando Brojën, pasi aty u lind dhe u rrit në shumë aspekte, madje duke u përfshirë edhe në akademinë e Chelsea.
Prezenca kundër “Tre Luanëve” do të ishtë vërtetë speciale për të, me synim gjetjen e golit dhe mbylljen e “gojëve të liga”, sikurse “mesazh” për trajnerin e Burnley.
