Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Besiktas i bën “dalje”, çfarë po ndodh me Ernest Muçin në Turqi?

Shkruar nga NEWSPORT
Besiktas i bën “dalje”, çfarë po ndodh me Ernest
Ernest Muçi

Ky sezon nuk ka nisur aspak mirë për Ernest Muçin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte titullar i padiskutueshëm te Besiktas, pasi u transferua nga Legia sezonin e kaluar.

Me fillimin e këtij edicioni, e ka humbur vendin e tij në formacion. Bie në sy se as sot nuk është preferuar titullar, teksa Besiktas po përballet me Luganon për fazën “play off” të Europa League.

5 ndeshje ka luajtur aktualisht Besiktas në kuadër të këtij sezoni dhe te asnjë prej tyre Muçi nuk është preferuar titullar.

Madje në 3 takime nuk ka marrë asnjë minutë. Në 2 të tjera ku është aktivizuar 21 minuta në total, teksa ia ka dalë të shënojë 1 gol.

Çfarë po ndodh me sulmuesin 23-vjeçar? Situata është pak e paqartë, pasi për të ka shfaqur interes dhe Aston Villa. Kujtojmë se merkato është në ditët e fundit të saj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga