Rey Manaj është kthyer në protagonist në Turqi. Sulmuesi shqiptar përveçse ka rrezikuar portën e gjigandëve të Stambollit me shtylla, ka dëmtuar dhe një prej super lojtarëve të kampionëve turk.
Kjo ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale. Vetë ‘bomberi’ i Sivasspor ka postuar në rrjetet sociale për të sqaruar situatën në lidhje me dëmtimin e rëndë që i shkaktoi Baris Alper Yilmaz.
Mirëpo, nuk kanë nguruar tifozët turq që t'i kundërvihen lojtarit kuqezi. Shumë komente kanë vërshuar si lumë në faqen e Manajt, me shumë ofendime apo dhe fjalë vulgare.
Duket se momenti i sotëm i legjionarit në Superligën e Turqisë nuk është kapërdirë mirë. Direkt, Rey është kthyer në një personazh të ‘urryer’, nga një golashënues i respektueshëm.
Mbetet për t’u parë nëse opinioni publik sportiv do të qetësohet dhe do të mirëkuptojë futbollisitn e Kombëtares.