Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

2 milionë euro, Mirlind Daku “shpërblehet” para sfidës me Serbinë

Shkruar nga NEWSPORT
2 milionë euro, Mirlind Daku “shpërblehet” para
Mirlind Daku

Mirlind Daku tashmë vlen 10 milionë euro, sipas “Transfermarkt”. Deri ditën e djeshme, vlera e sulmuesit të Kombëtares shqiptare ka qenë 8 milionë euro, por tashmë ajo është rritur.

Plot 2 milionë euro më shumë vlen sulmuesi nga Gjilani, i cili po kalon një moment të mirë me Rubin Kazan në Rusi. Ky vlerësim vjen pak para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Serbisë.  

Këtë sezon, Daku ka luajtur në 11 ndeshje me Rubin Kazan. Në këto sfida që ka marrë pjesë ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në një tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu