Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

ZYRTARE/ Marsi kuqezi! Kombëtarja shqiptare zbret në fushë për miqësore, gati përballja me aziatikët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Marsi kuqezi! Kombëtarja shqiptare zbret në fushë
Shqipëria U21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare më 27 mars 2026 ndaj Japonisë U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Japoneze të Futbollit që kjo përballje të luhet në Antalia, Turqi, ndërsa orari dhe stadiumi ku do të zhvillohet takimi do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

FSHF vijon gjithashtu bisedimet për të siguruar edhe një tjetër ndeshje miqësore për Kombëtaren U-21 gjatë muajit mars.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, Kombëtarja U-21 do të angazhohet vetëm në ndeshje miqësore, pasi Shqipëria është kualifikuar automatikisht në këtë turne si një nga vendet organizatore.

Këto teste miqësore kanë rëndësi të veçantë për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, duke ofruar mundësinë për të vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar elementë të rinj në funksion të Europianit U-21 2027.

ZYRTARE/ Marsi kuqezi! Kombëtarja shqiptare zbret në fushë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu