Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ Skandali me përdhosjen e flamurit, tifozët shqiptarë përleshen me çekët në tribunë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skandali me përdhosjen e flamurit, tifozët shqiptarë
Foto nga ngjarja

Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme ndodhi në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.

Tifozët vendas, në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar. Një ngjarje skandaloze e cila është e përsëritur ku sërish UEFA nuk merr masa duke bërë një ‘sy qorr’.

Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e serbisë vijon ende.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga