Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

UEFA organizon në Sarajevë takim me drejtuesit e Federatave të Evropës Juglindore

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA organizon në Sarajevë takim me drejtuesit e Federatave të
Takim mes Federatave Europiane

UEFA organizoi këtë javë një takim me drejtuesit e 12 federata evropiane të futbollit, që u mbajt në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.

Në takimin rajonal të drejtuesve më të lartë të futbollit morën pjesë Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Laković si edhe presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave të Evropës Juglindore.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Mikpritësi i takimit, Presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, Vico Zeljković, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në rajon. Ai vuri në dukje se përpjekjet e përbashkëta, komunikimi i mirë dhe shkëmbimi i njohurive mund të kontribuojnë në përmirësimin e garave dhe infrastrukturës sportive në këto vende.

Gjatë takimit u diskutuan disa tema kyçe, përfshirë programin HatTrick, modelet e zhvillimit të futbollit për të rinjtë, edukimin e trajnerëve, analizën e sezonit aktual të garave evropiane të klubeve dhe mbrojtjen e integritetit të konkurrencës në futboll. Administrata e UEFA-s ofroi një pasqyrë të detajuar mbi çështjet aktuale të futbollit në këto fusha.

Në këtë mbledhje rajonale morën pjesë drejtues të federatave të futbollit nga Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Qipro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga