Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

U-19 për vajza/ Vendosen oraret dhe stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e raundit të dytë të Euro 2025

Shkruar nga NEWSPORT
U-19 për vajza/ Vendosen oraret dhe stadiumet se ku do të luhen
Euro U-19 per vajza

Shqipëria U-19 për vajza do të luajë ndeshjet e raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë kategori në muajin shkurt.

Tashmë janë vendosur edhe oraret dhe stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e grupit B4. Kombëtarja e drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini do të luajë takimin e parë ndaj Malit të Zi në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:30 më 18 shkurt. Sakaq, ndeshja Irlanda e Veriut – Azerbajxhani do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30.

Kuqezezat do të zhvillojnë sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit tri ditë më vonë në stadiumin “Egnatia Arena” po në ora 14:30. Takimi tjetër i grupit B4 mes Irlandës së Veriut dhe Malit të Zi do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30.

Më 21 shkurt, skuadra shqiptare do të përballet me Irlandën e Veriut në stadiumin “Egnatia Arena” në ora 14:30. Ndeshja tjetër e grupit, Azerbajxhan – Mal i Zi do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” po në ora 14:30.

Shqipëria do të grumbullohet pak ditë përpara ndeshjeve zyrtare, teksa lista e nën 19-vjeçareve do të bëhet me dije për opinionin publik dhe median në vijim.

Ndeshjet e raundit të dytë të grupit B4

Irlandë e Veriut – Azerbajxhan, 18 shkurt, 11:30, “Shtëpia e Futbollit”

Mal i Zi – Shqipëri , 18 shkurt, ora 14:30, “Elbasan Arena”

Irlandë e Veriut – Mal i Zi, 21 shkurt, 11:30, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Azerbajxhan, 21 shkurt, ora 14:30, “Egnatia Arena”

Shqipëri – Irlandë e Veriut, 24 shkurt, ora 14:30, “Egnatia Arena”

Azerbajxhan – Mal i Zi, 24 shkurt, ora 14:30, “Shtëpia e Futbollit”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga