Federata e Futbollit vijon zhvillimin e turneve rajonale për vajza, sipas planifikimit të Drejtorisë Teknik, si pjesë e programit për identifikimin dhe përgatitjen e talenteve të reja në futbollin e vajzave.
Janë luajtur ndeshjet e dy grupeve rajonale, të cilat përcaktuan ekipet finaliste të turneut.
Në Grupin B morën pjesë katër përfaqësuese rajonale: Tirana A, Tirana B, Shkodra dhe Korça. Të gjitha ndeshjet u luajtën në Qendrën Sportive Kamëz.
Rezultatet e ndeshjeve:
Tirana A 5-0 Shkodra
Tirana B 3-6 Korça
Tirana A 6-0 Korça
Shkodra 9-1 Tirana B
Pas ndeshjeve të zhvilluara, dy ekipet që siguruan kalimin për në fazën finale janë: Përfaqësuesja Rajonale Tirana A dhe Përfaqësuesja Rajonale Korça.
Në Fier u luajtën ndeshjet e Grupit A, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve rajonale Fier, Elbasan, Durrës dhe Gjirokastër.
Rezultatet e ndeshjeve:
Fier 2-0 Gjirokastër
Elbasan 4-1 Durrës
Fier 3-0 Elbasan
Durrës 4-1 Gjirokastër
Dy ekipet që avancuan në finalet e turneut janë, përfaqësuesja rajonale Fier dhe përfaqësuesja rajonale Elbasan.
Ekipet e kualifikuara Tirana A, Korça, Fieri dhe Elbasani do të zhvillojnë fazën finale në “Shtëpinë e Futbollit”, më 5 nëntor, ora 10:30.
