Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Policë të plagosur dhe çmenduri pas ndeshjes, kush janë tre të arrestuarit në derbin e kryeqytetit, në pranga dhe ish-sulmuesi i Partizanit (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Policë të plagosur dhe çmenduri pas ndeshjes, kush janë
Pamje nga momenti në "Arenën e Demave"

Derbi solli shumë trazira në kryeqytet. Pati incidente që para nisjes së takimit dhe konfrontime me policinë. Ka patur dhe arrestime, si dhe procedime penale të disa shtetasve, emrat e të cilëve janë zbuluar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka komunikuar së fundmi se janë proceduar penalisht disa shtetas për arsye të veprimeve të dhunshme në “Arenën e Demave”.

Në gjendje të lirë procedohen për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të policicsë së rendit publik” dhe “Shpërdorim detyre” dy përfaqësues të FSHF-së dhe Partizanit.

Klubi i kuq ishte organizator për mbarëvajtjen e takimit të Superiores dhe ekipi kryeqytetas ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me kushtet dhe kooperimin me organin shtetëror të mbarëvajtjes së rendit.

Të proceduarit nga policia janë përkatësisht me postin e sekretarit të përgjithshëm të K.F. Partizani dhe delegati i ndeshjes që caktohet nga FSHF për çdo takim.

Ndërsa në flagrancë janë arrestuar 3 shtetas për kryerjen e disa veprave penale në kundërshtim me ligjin.

Mësohet identiteti i personave të arrestuar. Ata janë Egri Ismaili, Erald Vata dhe Lauren Ismaili. Në sy bie fakti se mes tyre gjendet Laureni, një futbollist profesionist.

29 vjeçari ka qenë pjesë e 'Demave" dikur, teksa shquhet për mbështetjen e flaktë në përkrahje të skuadrës si një spektator i thjeshtë. Lojtari i arrestuar është pa një klub futbolli aktualisht, pasi mbylli aventurën me Lushnjën.

Vetë Policia e Shtetit në komunikimin e saj apelon për bashkëpunim me Partizanin dhe thekson se përpjekjet kanë qenë maksimale  për të mbajtur situatën në kontroll, pavarësisht infrastrukturës jo dhe aq të përshtatshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga