Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 merr pjesë në turneun në Varshavë, së bashku me Poloninë, Rumaninë & Norvegjinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 merr pjesë në turneun
Syrenka Cup Tournament U-17

Kombëtarja shqiptare U-17 do të marrë pjesë në turneun “Syrenka Cup Tournament U-17”, që do të zhvillohet në Varshavë nga data 4 deri më 9 shtator.

“Syrenka Cup Tournament U-17” është një turne ndërkombëtar miqësor për kombëtaret U-17, i organizuar çdo vit në Poloni. Në këtë edicion, përveç Kombëtares shqiptare U-17, do të marrin pjesë edhe Polonia, Rumania dhe Norvegjia.

Ky turne i rëndësishëm do të shërbejë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian “Estonia 2026”. Shqipëria ndodhet në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu të kualifikuesve do të zhvillohen në Kroaci, më datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga