Mesazheve të ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu i është bashkuar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i futbollit shqiptar rikthen në memorien e të gjithëve veprimtarinë e Spahiut, i cili drejtoi skuadrën nga stoli për dy dekada.
STATUSI I PRESIDENTIT DUKA:
Lajmi për ndarjen nga jeta e trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu, më ka trishtuar shumë.
Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone.
Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet.
Dua t’i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta, edhe në emër të FSHF-së, familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!