Trajneri i Laçit, Naci Sensoy ka folur së fundmi për Ernest Muçin dhe golin e shënuar me Trabzonspor. I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, tekniku ka thënë se nëse Muçi vazhdon të luajë kështu, trajneri i Kombëtares, Sylvinho s’ka nga të shkojë dhe duhet ta ftojë.
“Sylvinho nuk është babagjyshi që ndan çokollata. Fanellën e Kombëtares të shtetit tënd duhet ta fitosh, jo ta marrësh dhuratë, ta jap trajneri. Sylvinho nuk është babagjyshi, duhet ta kuptojmë këtë. Ernest Muçi kishte një fat të keq që ishte te Besiktas, që ishte në krize totale, klubi kishte borxhe dhe po ndërroheshin shumë trajnerët. Por nëse Muçi luan kështu, Sylvinho nuk ka se ku të shkojë.
Dua të komplimentoj edhe Armand Dukën për vizionin e madh dhe guximin që kishte me Sylvinhon. Që nga 1945, pra gati 80 vite, në Europë kishin ardhur vetëm dy trajnerë të Brazilit. Kjo tregon shumë, pra brazilianët janë shumë të mirë si lojtar, kanë teknik, por nuk kanë aftësi drejtuese dhe prandaj në Europë nuk i preferojnë. Trajnerët brazilian shkojnë më shumë në Arabinë Saudite, në Katar, por jo në Europë. Sylvinho duket rast përjashtimi”, tha Sensoy.
