Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Është një nga programet më të rëndësishme në futboll, UEFA CFM organizohet sërish nga FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
Është një nga programet më të rëndësishme
 

Federata Shqiptare e Futbollit është kthyer tashmë në një partner serioz për UEFA-n, që i beson çdo vit organizimin e shumë turneve europiane dhe jo vetëm. Për herë të dytë brenda dy vitesh, UEFA i ka besuar FSHF-së organizimin e UEFA CFM (Certificate in Football Management), një program shumë i nevojshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.

Por pse është kaq i rëndësishëm ky program dhe kush mund të marrë pjesë?

Pjesëmarrësit në këtë kurs do të jenë jo vetëm punonjës në klubet shqiptare dhe nga administrata e FSHF-së, por edhe nga federatat e tjera. Ky program zgjat 9 muaj dhe të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në shumë fusha (organizimi i futbollit, menaxhimi strategjik dhe operativ, menaxhimi i vullnetarëve, sponsorizimet, PR, Marketing, eventet etj), teksa objektiv kryesor i CFM është gjithashtu edhe rritja e kapaciteteve menaxheriale të stafeve të federatave dhe klubeve.

Është shumë e rëndësishme që stafi që punon në futbollin shqiptar, qoftë në Federatë, qoftë në klube, por edhe në Akademitë e futbollit, të marrë akoma edhe më shumë njohuri në lidhje me proceset e tjera që lidhen me futbollin dhe që janë jo vetëm organizimi i ndeshjes, por edhe pjesa operacionale, ajo që nuk shihet në organizimin e ndeshjes, që është po aq e rëndësishme sa vetë ndeshja.

FSHF është e interesuar në organizimin e një programi të tillë në Shqipëri, pasi kërkon kualifikimin e mëtejshëm të administratës, teksa është e interesuar edhe të nxisë kualifikimin e profesionistëve që punojnë në klubet shqiptare. Në këtë mënyrë, duke pasur stafe të kualifikuara qoftë në klube, por edhe në administratë, i vetmi që përfiton është futbolli shqiptar.

Programi i CFM (Certificate in Football Management) është krijuar nga Akademia UEFA dhe partneri i saj akademik, Shkolla Zvicerane e Administrimit Publik (IDHEAP) e Universitetit të Lozanës, dhe tani u ofrohet federatave anëtare të UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për FSHF që vlerësohet për rritjen e vazhdueshme që ka pasur vitet e fundit në drejtim të menaxhimit. Faza e parë e këtij programi, që ka vlerën e një masteri, do të zhvillohet në muajin shtator.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga