Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Është një ëndërr", Hysaj e Manaj njëzëri: Ja pse u festua me shqiponjë në Leskovac

Shkruar nga NEWSPORT
"Është një ëndërr", Hysaj e Manaj
Rey Manaj & Elseid Hysaj

Në puntatën e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u diskutua gjerësisht për fitoren 0-1 të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, me autor të golit, Rey Manajn. Të ftuar në studio ishin komentatori i njohur Alban Xhihani dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari, të cilët analizuan paraqitjen e skuadrës tonë në këtë ndeshje të rëndësishme.

Ndër të tjera, të ftuarit folën edhe për rekordin e ri të vendosur nga Elseid Hysaj, i cili tashmë është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi dhe për fitoren e thellë të Shqipërisë kundër Jordanisë 4-2 mbrëmë në “Air Albania”.

Për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, dy protagonistët e Kombëtares në dy sfidat e fundit, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj ndanë emocionet dhe momentet e tyre të veçanta me fanellën kuqezi. Manaj si autori i golit historik në Leskovac ndërsa Hysaj si lojtari rekordmen i ekipit Kombëtar.

Elseid Hysaj: Është një ëndërr. Në fillim kur kam luajtur me Kombëtaren nuk e kam menduar që mund të ngel në historinë e Kombëtares shqiptare për rekorde ndeshjesh. Tani që e arrita, është një ëndërr që plotësohet. Nuk e kisha menduar kurrë, por ja që ëndrrat arrihen.

Familja gjithmonë më ka mbështetur, e kam pritur këtë moment, pasi do të mbesë në histori. Këtë gjë do ta shohin edhe fëmijët e mi që në Kombëtare e kam lënë emrin tim dhe do të jetë për shumë kohë në regjistër.

Rey Manaj: Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishtë bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim.

Poll

Lexo gjithashtu