Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e Ditës së Verës

Shkruar nga NEWSPORT
Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan organizon turne futbolli për
Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan

Në kuadër të “Ditës së Verës”, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan organizoi gjatë gjithë javës një sërë aktivitetesh me grupmosha të ndryshme, të cilat kulmuan këtë të premte. ShRF Elbasan u angazhua që këto aktivitete të zhvilloheshin në disa qytete, duke siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të ekipeve.

Në kompleksin sportiv “Pepa” u zhvillua turneu U-11 me ekipet Sh.S. Pepa, AF Elbasani, A.F. Bajrami dhe Dean, ku fitues u shpall Sh.S. Pepa. Në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik, skuadra e Gramshit triumfoi në mini-turneun U-13 përballë Turbinës dhe Shkumbinit. Ndërsa në kompleksin “Shefqet Lamçja”, ekipet U-9 AF Elbasani, Sh.S. Pepa, Elite Sport dhe AF Bajrami morën pjesë në një turne simbolik, ku të gjitha skuadrat u vlerësuan me trofe.

Aktivitetet u përmbyllën pranë stadiumit “Elbasan Arena” me një turne futbolli për fëmijë, djem dhe vajza, duke sjellë një atmosferë festive. Organizimi u mbështet nga drejtuesit dhe bashkëpunëtorët e ShRF Elbasan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga