Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Shefi" i akademisë së Juventusit "zbarkon" në Shqipëri, zbulohet arsyeja e pjesëmarrjes

Shkruar nga NEWSPORT
"Shefi" i akademisë së Juventusit "zbarkon"
Michele Sbravati

Drejtoria Teknike në FSHF do të zhvillojë të hënën, më 20 tetor 2025, një aktivitet të veçantë në kuadër të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë event do të jetë i pranishëm si i ftuar special Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit, i cili do të ndajë me pjesëmarrësit përvojën dhe strategjitë e klubit italian në zhvillimin e futbollit të moshave dhe në organizimin e strukturës së akademisë.

Ky aktivitet është pjesë e vazhdimësisë së punës së FSHF-së për rritjen e standardeve në drejtimin teknik të akademive shqiptare, duke sjellë eksperienca dhe modele bashkëkohore nga klubet më prestigjioze europiane.

Poll

Lexo gjithashtu