Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF njoftim të rëndësishëm për licensimin e KLUBEVE

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF njoftim të rëndësishëm për
FSHF

Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të Klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe administratën e licensimit se ka nisur procesi i licensimit të klubeve aplikante për një licensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin 2026-2027.

Kriteret që duhet të plotësohen janë gjashtë:

kriteri sportiv
kriteri i përgjegjësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit
kriteri i infrastrukturës
kriteri i administratës dhe personelit
kriteri ligjor
kriteri financiar
Afatet për paraqitjen e dokumentacionit nga klubet aplikante janë si vijon:

Afati i brendshëm për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 31 janar 2026.

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 28 shkurt 2026.

Për kriterin financiar, afati i brendshëm është data 28 shkurt 2026, ndërsa afati përfundimtar është data 31 mars 2026.

Procesi do të përmbyllet më 31 mars 2026, sipas afateve të përcaktuara nga FSHF dhe UEFA.

Gjatë kësaj periudhe, klubet aplikante duhet të paraqesin në Departamentin Ligjor dhe të Licensimit të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret e nevojshme për mbylljen me sukses të procesit.

Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të Klubeve do të organizojë një workshop ditën e martë (datë 16.12.2025, ora 11:00, në ambientet e FSHF-së), ku duhet të marrin pjesë drejtori i klubit dhe financieri, me qëllim asistimin e klubeve në këtë proces.

Departamenti Ligjor dhe i Licensimit në FSHF u ka dërguar klubeve njoftimin për fillimin e procesit edhe me postë.

Të gjitha rregulloret (të Licensimit dhe të Infrastrukturës) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të FSHF-së: www.fshf.org/rregulloret .

Poll

Lexo gjithashtu