
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Sali Berisha ka prekur temën që trajtoi ditën e djeshme në seancën plenare Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Madje ky i fundit e akuzoi Berishën si “dhëndër i Serbisë”.
Ajo që ka shkaktuar habi përkon me linjën që ka ndjekur lideri i Opozitës, i cili mori edhe profilin e drejtorit teknik në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri:
“E dëgjuat ju vetë dje Taon, Tao çfarë tha dje se është interesante. E vërtetë është se në stadiumin e Leskovac i mbushur me ultra nacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiç për tu dhënë zemër lojtarëve të vet ka shëprthyer me histeri brohori, thirrjet: "Sali Berisha, Sali Berisha".
Vetëm e vetëm që të motivonin lojtarët kundër ekipit Kombëtar. E çfarë thoshte ai? A dëgjuat ju keqardhjen, 'serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha, Sali Berisha". I shikoni çfarë vasalësh janë këta.
Tao thotë në Parlament se 'serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha" E shikoni çfarë skllavësh janë këta? Qenie të shpërfytyruara, n fakt ndeshja u fitua dhe për herë të parë Serbia humbi dhe mori atë që meriton në tokën e vet.
Ai slogan në vend që të motivonte ekipin, motivoi kundërshtarët dhe aty morën një disfatë të turpshme. Le që ishin fare të dobët, nuk shihej në fushë".