Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Promovim i futbollit të sallës, FSHF, SHRF Tiranë & APR organizojnë turneun “Futsal Junior” (SI MUND TË MERRNI PJESË)

Shkruar nga NEWSPORT
Promovim i futbollit të sallës, FSHF, SHRF Tiranë & APR
FSHF, SHRF Tiranë & APR organizojnë turneun “Futsal Junior”

Federata e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe Agjencia e Parqeve Rekreative (APR), do të organizojë nga 16 janari deri më 1 shkurt turneun “Futsal Junior”, një aktivitet i dedikuar zhvillimit të futbollit për fëmijë. Turneu do të zhvillohet në Parkun Olimpik “Feti Borova” dhe është i vlefshëm për grupmoshat U-9, U-11 dhe U-13.

Ky aktivitet synon të promovojë futbollin e sallës, futbollin e moshave, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve dhe të mbështesë organizimin e turneve si një element kyç në rritjen dhe zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

Gjatë turneut, çdo ekip do të zhvillojë nga 4 deri në 6 ndeshje. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, si organizatore e aktivitetit, do të garantojë për çdo ndeshje arbitra, delegatë, staf mjekësor, si edhe mjetet didaktike të nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Turneu do të zhvillohet në Parkun Olimpik “Feti Borova” sipas këtij kalendari:

16 deri më 18 janar: ekipet e moshës U-13

23 deri më 25 janar: ekipet e moshës U-11

30 janar deri më 1 shkurt: ekipet e moshës U-9

Ekipet e interesuara për t’u bërë pjesë e turneut “Futsal Junior” mund të kontaktojnë në adresën e emailit: [email protected]. Pagesa e regjistrimit është 2.000 lekë për çdo fëmijë.

Poll

Lexo gjithashtu