
Fushat e reja ne Prrenjas
Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, sipas marrëveshjes ndërmjet FSHF dhe Bashkisë Prrenjas, po vazhdojnë me ritme të shpejta.
Aktualisht, është përfunduar instalimi i sistemit të drenazhimit dhe në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit artificial.
Me ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët do të kenë mundësi të stërviten dhe të luajnë futboll në kushte.
Poll