Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Për herë të parë / Federata Italiane e Futbollit fton si lektor për kurset e edukimit ekspertë të FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Për herë të parë / Federata Italiane e Futbollit fton si
Alarico Rossi

Përgjegjësi i sektorit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi, ishte i ftuar në kursin e skautizmit nga Federata Italiane e Futbollit në Koverçiano, për të mbajtur një leksion për të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi.

Falë eksperiencës së tij të madhe në botën e futbollit e në veçanti në sektorin e video-analizës që lidhet ngushtë edhe me atë të skautizmit, Alarico Rossi, foli për rëndësinë që ka një video-analist në botën e futbollit dhe pse ky profesion po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në stafin teknik të një skuadre.

Gjithashtu Alarico Rossi foli edhe për zhvillimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tregoi momentet fantastike të rrugëtimit të Kombëtares kuqezi drejt kualifikimit në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Alarico Rossi prej disa vitesh është pjesë e rëndësishme e FSHF-së duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ekipin Kombëtar dhe jo vetëm, pasi është pjesë e organizimit të disa kurseve në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” që ndihmojnë në formimin e shumë profesionistëve për profesionet më të kërkuara në botën e futbollin modern.

Shpeshherë në kurset që organizohen nga FSHF marrin pjesë si të ftuar specialë persona të rëndësishëm nga botën e futbollit, për të ndarë eksperiencën e tyre me kursantët, ndërsa për herë të parë Federata Italiane e Futbollit fton një lektor nga FSHF për të ndarë eksperiencën e tij dhe për të folur rreth sukseseve dhe zhvillimit të futbollit në vendin tonë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga