Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Një tjetër yll i futbollit iku në qiell", Ledjo Pano për ndarjen nga jeta të Sabah Bizit: Mik i babait tim, prehu në paqe

Shkruar nga NEWSPORT
"Një tjetër yll i futbollit iku në qiell", Ledjo Pano
Sabah Bizi dhe Ledjo Pano

Një legjendë e futbollit shqiptar është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78-vjeçare. Bëhet fjalë për ish-lojtarin Sabah Bizi që luajti për vite me radhë në futbollin shqiptar.

Për ndarjen nga jeta të Sabah Bizit ka shprehur keqardhjen dhe ish-futbollisti Ledjo Pano. “Një lajm i trishtë. Një yll tjetër i futbollit tonë iku në qiell. Mik i babait dhe i familjes time. U prefsh në paqe legjenda Sabah Bizi.”, shkruan Pano në rrjetet e tij sociale.

Bizi e nisi karrierën e tij si futbollist në klubin e Vllaznisë, më pas u transferua te Partizani dhe në fund sërish në klubin shkodran ku luajti për 11 vite me radhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga