Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Një njohje e vjetër për Anglinë, mësoni kush është arbitri që gjykon KUQEZINJTË (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Një njohje e vjetër për Anglinë, mësoni kush
Alejandro Hernandez

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në transfertë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë në “Wembley” në orën 20:45. Një përballje shumë e rëndësishme për ekipin e Sylvinhos, që do të tentojë në Londër të marrë një rezultat pozitiv.

UEFA ka vendosur që këtë sfidë ta gjykojë një arbitër spanjoll. Alejandro Hernandez i është besuar kjo përballje, i cili do të ndihmohet nga Jose Naranjo dhe Diego Sanchez Rojo. Ndërkohë arbitër i 4-të do të jetë Alejandro Muniz Ruiz, teksa VAR-i do të jetë në dorën e Cesar Soto Grado dhe në AVAR është Valentin Gomez.

Një arbitër mjaft i njohur në Spanjë dhe në arenën ndërkombëtare, duke gjykuar një sërë sfidash në karrierën e tij. Për kuqezinjtë, kjo do të jetë hera e parë që do të gjykohen nga kryesori 42-vjeçar, ndërsa për anglezët, Hernandes është një njohje e vjetër.

Një njohje e vjetër për Anglinë, mësoni kush
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga