
Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me fitore raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mposhtur Azerbajxhanin në “Elbasan Arena” me rezultatin e thellë 4-1. Protagonisti kryesor i takimit ishte Evangjelos Gjoka, i cili realizoi një tregolësh, ndërsa Gabriel Kulla vulosi suksesin e kuqezinjve me golin e tij.
Njqë triumf shumë i rëndësishëm nga kuqezinjtë, të cilët e nisi me këmbën e mbarë raundin e dytë të kualifikueseve. Për këtë sukses të ekipit U-17 ka bërë një postim në rrjetet sociale presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së përgëzon kuqezinjtë për fitoren, ndërsa nënvizon se nga Europiani i U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri kanë mbetur edhe 60 ditë.
“60 ditë na ndajnë nga #U17EURO që do të zhvillohet në Shqipëri
Ditën e djeshme Kombëtarja U-17 fitoi 4-1 ndaj Azerbajxhanit në raundin e dytë të kualifikueseve për Europianin që do të organizohet për herë të parë në vendin tonë.
I përgëzoj dhe i inkurajoj djemtë të vazhdojnë të përgatiten fort për të bërë paraqitje sa më të mira e për të marrë rezultate pozitive edhe në finalet e Europianit.
#ForcaShqiperi”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram