Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nis në mars kursi i FSHF për video-analist, ja kriteret që duhen për t’u regjistruar

Shkruar nga NEWSPORT
Nis në mars kursi i FSHF për video-analist, ja kriteret që duhen
Foto ilustruese

Kursi i radhës për video-analistë, i organizuar nga Federata e Futbollit, do të nisë së shpejti. Vitet e fundit është parë një konsolidim i rolit të video-analistit në futboll, pasi ai grumbullon të dhëna të rëndësishme mbi performancën e lojtarëve, punën e trajnerëve dhe të drejtuesve. Çdo staf teknik i një ekipi futbolli ka nevojë për një pozicion të tillë, i cili i ndihmon për të qenë hapa para në organizimin e punës dhe në avantazh ndaj kundërshtarëve.

Kursi do të fillojë në datë 3 mars dhe do të jetë i shpërndarë në 3 blloqe, nga 3 ditë secili, në orën 16:00-20:00. Sesionet e trajnimit do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nën udhëheqjen e Alarico Rossit, Drejtorit i Sektorit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF.

Kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin e video-analistit janë si më poshtë:

• Diplomë e Universitetit ose Shkollës Mesme;
• Kandidati duhet të jetë pajisur me certifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
• Njohja e mirë e gjuhës shqipe e cila mund të verifikohet përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente;
• Dy fotografi format pasaporte.
• Fotokopje e ID ose e Pasaportës.

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected], përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike [email protected].

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga