Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër, FSHF hap regjistrimet për zonën e veriut

Shkruar nga NEWSPORT
Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër,
FSHF

Federata e Futbollit do të organizojë kursin e radhës për trajnerët me licencë UEFA C në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e të gjithë të apasionuarve pas futbollit që duan të bëhen pjesë e botës së trajningut dhe që jetojnë e punojnë në veri.

Kursi do të nisë më 20 tetor 2025 dhe do të përfundojë më 11 dhjetor 2025, duke u zhvilluar në tre blloqe leksionesh: 20-22 tetor 2025, 10-12 nëntor 2025 dhe 8-11 dhjetor 2025.

Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër,
Kursi UEFA C

Kriteret për regjistrim:

Mosha minimale 20 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
Diploma e shkollës së mesme;
Aktiviteti që ushtrojnë;
Numri i kontaktit;
Fotokopje e ID-së ose e pasaportës.
Kërkesat për regjistrim duhet të dërgohen përmes postës elektronike në adresën [email protected] ose të paraqiten pranë zyrave të SHRFSH.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 3 tetor 2025.

Kursi për licencën UEFA C është baza e rrugëtimit për t’u bërë trajner profesionist. Pjesëmarrësit që pajisen me këtë licencë mund të drejtojnë ekipe në futbollin amator dhe të punojnë si zëvendës-trajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e organizuara nga FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu