Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mirëmbajtja e fushave sportive, FSHF organizon seminarin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Mirëmbajtja e fushave sportive, FSHF organizon seminarin e radhës
Seminari i FSHF

Federata e Futbollit organizoi sot seminarin e radhës për mirëmbajtjen e fushave sportive, duke mbledhur përgjegjësit teknikë të klubeve të “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ky trajnim u zhvillua në bashkëpunim me kompaninë turke “HATKO”, që merret me mirëmbajtjen e fushave të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpisë së Futbollit”.

Seminari kishte si qëllim kryesor rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së terreneve sportive në mënyrë që të sigurohen kushtet e domosdoshme për zhvillimin e ndeshjeve.

Në këtë seminar ishte i pranishëm edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili theksoi se klubet e Kategorisë së Parë, stadiumi “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpia e Futbollit” do të furnizohen me makina të reja për mirëmbajtjen e fushave. Ai gjithashtu nënvizoi se nuk do të lejohet më që ekipet të stërviten në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet, duke shtuar se Federata do të marrë masa, pasi është e rëndësishme që fushat të jenë në gjendje perfekte për ndeshje.

“Së fundmi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka lançuar një projekt që ka të bëjë me mirëmbajtjen e fushave të gjithë ekipeve të Kategorisë së Parë dhe fushave që ne do të përdorim për stërvitjen e ekipeve finaliste të Kampionatit Europian U-17 që do të organizohet në Shqipëri në muajin e ardhshëm. Të gjitha klubet, Shtëpia e Futbollit dhe stadiumi “Arena Kombëtare” do të furnizohen me makineri të reja. Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendimin për t’i furnizuar me makineri mirëmbajtje, t’ia japë të re çdo stadiumi.  Duke nisur nga sot ne do të monitorojmë të gjithë punonjësit që do të merren me mirëmbajtjen e fushave. Nga ana tjetër, do të kërkojmë nga klubet që mos të vijojë më stërvitja në fushat e stadiumeve. Po vërejmë që ekipet po stërviten në fushat e stadiumeve. Nuk janë në shumicë, por ka ekipe. Për këtë Federata do të veprojë me rreptësi sepse ne e shikojmë të rëndësishme që stadiumet të jenë në gjendje perfekte për të zhvilluar këtë lojë” – tha zv.presidenti Dervishaj në fjalën e tij.

Gjatë seminarit, eksperti i fushave sportive nga kompania “HATKO”, Tuğrul Hocaoğlu, prezantoi teknikat dhe metodat më efikase për mirëmbajtjen e fushave, duke ndarë përvoja dhe standarde ndërkombëtare me pjesëmarrësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga