Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Miqësoret me Gjermaninë dhe Zvicrën, zbulohet programi i Kombëtares U-21

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësoret me Gjermaninë dhe Zvicrën, zbulohet programi i
Programi i Komnbetares U-21

Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.

Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur.

Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

Poll

Lexo gjithashtu