
Andi Matraxhiu, një menaxher i mirënjohur futbollistësh ka folur në emisionin sportiv të OraNews rreth ‘trendit’ Ukrainë të lojtarëve të Partizanit. Për të, ky vend është një prapakthehu pasi gjendja në shtetin lindor është si në 97’-tën në Shqipëri.
Matraxhiu kërkon që lojtarët e Superiores të përdorin ndonjë trampolinë më të fortë dhe jo atë të Ukrainës, pasi ka parë shumë shembuj lëvizjesh aty që nuk kanë rezultuar efikase.
“Kampionati ukrainas është në krizë, jo në momentin më të mirë. Ka lojtarë që kanë ikur në Ukrainë e janë rikthyer prapë.
Më gjeni një lojtar që ka ikur në Ukrainë e ka bërë namin. Të jemi modest, po të shohim dhe ku po shkojnë. Pse nuk shkojnë këta lojtarë në vende të tjera, çfarë ka trampoline e Ukrainës??
Nuk dua të demoralizoj futbollistët, por pse nukm shkojnë në Gjermani a Spanjë këta.
Lojtarët në Shqipëri duan të ikin, ata nuk refuzojnë. S’duhet entuziazëm se po ikin Ukrainë.
Do të t’i numëroj se sa kanë vajtur atje edhe kanë bërë prapakthehu.
Ukraina është si 97-ta tani”, u shpreh Matraxhiu.