Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Manaj shënon fitore historike të shqiptarëve në Serbi”, e cilësuar media sportive më prestigjoze në botë i jep zë triumfit të kuqezinjëve në Leskovc

Shkruar nga NEWSPORT
“Manaj shënon fitore historike të shqiptarëve në
Shqipëria

Pak mund t’a besonin pas njohjes me shortin për kualifikueset e “Botërorit 2026” se Shqipëria do të kishte shanse të pozicionohej në vendin e 2-të të Grupit K, por tashmë kontigjenti i Sylvinhos është shumë pranë realizimit.

Më domethënëse në këtë rrugëtim plotë emocione është fitorja e “freskët” në Leskovc ndaj Serbisë. Mediumi sportiv “Marca”, vlerësohet gjerësisht jo vetëm në Europë si mediumi më ekspert i sportit, aty ku fokusi është futbolli.

Por çfarë shkruan “Marca” për suksesin e Shqipërisë?! “Manaj shënon fitore historike të shqiptarëve në Serbi”, titulli i madh. Në brendësi të lajmit, vihej në dukje tensioni për këtë përballje, marrë shkas nga ndeshje e 2014 në Beograd. Më tej thuhet se për Shqipërinë është fitore vendimtare si e 2-ta në Grupin K.    

Poll

Lexo gjithashtu