Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

LISTA e Kombëtares! Gjithçka gati për ndeshjen me Serbinë, nesër dita vendimtare

Shkruar nga NEWSPORT
LISTA e Kombëtares! Gjithçka gati për ndeshjen me Serbinë,
Sylvinho, Manaj, Broja dhe Daku

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e hënë, më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar këtë të premte, më 3 tetor. Në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.

LISTA e Kombëtares! Gjithçka gati për ndeshjen me Serbinë,
Programi i Kombëtares

 

Poll

Lexo gjithashtu