
Ilustrim / Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Tifozat Kuq e Zi
Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit. Si sulmuesi dhe mesfushori kanë vendosur që t’u hapin rrugë të rinjve, duke vendosur kështu që të largohen.
Cikalleshi e njoftoi largimin menjëherë pas publikimit të listës së Sylvinhos për Europianin “Gjermani 2024”, ku nuk ishte pjesë e saj. Në krahun tjetër, Gjasula njoftoi largimin ditën e sotme, duke u larguar përfundimisht nga kuqezinjtë.
Në lidhje me këto dy largime me peshë nga Kombëtarja shqiptare, ka reaguar edhe tifogrupi ultras, Tifozat e Kuq e Zi. Me anë të dy postimeve në rrjetet sociale, TKZ-ja falenderon Cikalleshin dhe Gjasulën për kontributin e dhënë.

Falenderimi për Sokol Cikalleshin

Falenderimi për Klaus Gjasulën
Galeria fotografike ()
Poll