Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kursi i ri i FSHF për skaut futbolli, mbyllet me sukses blloku i parë i leksioneve

Shkruar nga NEWSPORT
Kursi i ri i FSHF për skaut futbolli, mbyllet me sukses blloku i parë
kursi per skaut futbolli

Kursi i ri për skaut futbolli, i organizuar nga Federata e Futbollit, ngriti siparin më 31 mars dhe deri më tani është mbyllur me sukses blloku i parë i leksioneve.

Kursi udhëhiqet nga përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, ndërsa puna në bllokun e parë u fokusua në disa tema interesante si: përkufizimi i skautit dhe roli i tij, organizimi i Departamentit të Skautimit në Federatë, përkufizimi i talentit dhe rolet e lojtarëve, skautimi i lojtarëve të rinj, karakteristikat e lojtarëve sipas roleve dhe përzgjedhja e tyre.

Ky kurs do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe deri në përfundim, kursantët do të pajisen me njohuritë e nevojshme për stërvitje dhe përgatitje, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga