
Pierre Kalulu
Në verën e vitit të kaluar, Juventusi arriti një marrëveshje me Milanin për huazimin e Pierre Kalulu. Mbrojtësi francez erdhi si lojtar i planit të dytë, por po bën një punë të shkëlqyer në klubin bardhezi.
Duke folur në konferencë për shtyp pas sfidës Roma-Juventus, Kalulu ka shprehur dëshirën të qëndrojë tek “zonja e vjetër”. “Nëse Juventusi do më blinte përfundimsiht, do të isha i lumtur.
Për momentin jam i qetë për pozicionin tim, deri në qershor paguhem dhe luaj”, tha francezi. Kalulu ka kryer këtë sezon 34 paraqitje me Juventusin në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të shënojë një gol.
Poll