Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF organizon për të tretin vit radhazi seleksionime në SHBA, si mund të bëheni pjesë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF organizon për të tretin vit radhazi seleksionime në SHBA, si
Seleksionimi i FSHF në SHBA

Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.

Në këto seleksionime do të marrë pjesë edhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, i cili do të ndjekë nga afër gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada.

Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të reja, që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.

Për të marrë pjesë, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit, [email protected] ose [email protected] duke specifikuar: emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, uebfaqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga