Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Kroacisë

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Kroacisë
Kombëtarja shqiptare U-15

Kombëtarja shqiptare U-15 luajti sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Kroacisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u fitua nga Kroacia me rezultatin 4-1.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Redon Pervetica, Rian Neza, Albion Muji, Eno Resuli, Roan Dema, Angelo Como, Gentjan Sharka, Klevis Basha, Haxhi Rrena (C) dhe Fabio Hyseni.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 3-të me golin e Gentjan Sharkës. Kuqezinjtë po luanin me ritëm të lartë dhe menjëherë pas golit fituan një penallti, të cilën e ekzekutoi Haxhi Rrena, por goditja e tij u ndal nga portieri kroat.

Kroacia barazoi në minutën e 10-të, ndërsa kaloi në avantazh në minutën e 20-të. Goli i tretë erdhi në minutën e 30-të dhe pak para përfundimit të pjesës së parë, kroatët realizuan edhe golin e katërt.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u përpoqën të reagojnë dhe të shënojnë sërish, ndërsa trajneri Dama kreu disa zëvendësime, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-4 në favor të Kroacisë. Takimi i dytë miqësor mes dy ekipeve do të luhet më 10 prill, në orën 10:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga