Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e djeshme përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë.
Skuadra zhvilloi stërvitjen zyrtare në një nga fushat e kompleksit të Federatës Turke të Futbollit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi është i plotë dhe pa asnjë problem fizik.
Seanca nisi me ushtrime në palestër, për t’u zhvendosur më pas në fushë ku skuadra kreu disa ushtrime nxemjeje, ushtrime argëtuese dhe një lojë e ndarë në dy grupe për të provuar vendosjet taktike.
Siç dihet dueli me Turqinë do të luhet ditën e sotme. Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në “Yusuf Ziya Öniş”, ora 14:00. Kujtojmë se kjo do të jetë miqësorja e dytë mes tyre, me duelin e parë që u mbyll në barazim 1-1.
View this post on Instagram
