
Ndarja nga jeta e ish-futbollistit Sabah Bizi ka qenë tema kryesore e ditës së sotme e botës së futbollit në Shqipëri. 78-vjeçari një legjendë e futbollit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë sot.
Gjithashtu dhe klubi i Partizanit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Bizin.
“LAMTUMIRË SABAH BIZI!
Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 79 vjeçare të legjendës së Vllaznisë dhe futbollit shqiptar Sabah Bizi. Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë edhe e Partizanit përgjatë periudhës 1968 - 1971, skuadër me të cilën u shpall fitues i Kupës së Ballkanit i vetmi trofe europianoballkanik i fituar nga një skuadër shqiptare.
Klubi Partizani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Sabah Bizi”, shkruan Partizani në faqen e tyre zyrtare.