Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Ishte i lumtur që e shkatërruam Serbinë”, tifozi anglez takon Myrto Uzunin dhe provokon: Më vjen keq për të se do mposhtet nesër

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte i lumtur që e shkatërruam Serbinë”, tifozi
Tifozi anglez me Myrto Uzunin

Një tifoz anglez tregoi sot për një takim të shkurtër, por të ngrohtë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili mban fanellën me numrin 11. Sipas postimit të tij, biseda zgjati rreth dhjetë minuta dhe la përshtypje shumë pozitive.

Uzuni, i cilësuar si “djalë i shkëlqyer”, është shprehur tejet i lumtur për kualifikimin e Shqipërisë në fazën eliminatore të Kupës së Botës, ndërsa nuk mungoi as humori i tij lidhur me mundësinë e një barazimi me Skocinë. Tifozi rrëfen se Uzuni u tregua i entuziazmuar kur dëgjoi historinë e tij:

"Ai kishte ndjekur të gjitha ndeshjet kualifikuese, përfshirë edhe ato kundër Serbisë, për të cilat foli me pasion. “Ai ishte shumë i kënaqur që e shkatërruam Serbinë 5-0 jashtë fushe dhe 2-0 në shtëpi”, tha tifozi, duke shtuar me humor se i kishte thënë Uzunit se kishte qenë i pranishëm në të dyja ndeshjet.

Megjithatë, në fund të bisedës kishte mbetur edhe një grimë ndjesie e përzier: “Më erdhi pak keq për të, megjithëse e dija që do të mposhten nesër në stadiumin e tyre të ri”, tha ai. Postimi i plotë në Twitter: Pata një bisedë të mirë me numrin 11 të Shqipërisë, Myrto Uzuni, për rreth 10 minuta. Djalë i shkëlqyer. Është shumë i lumtur që u kualifikuan për në fazën eliminatore të Kupës së Botës, shpreson që të barazojnë me Skocinë.

Ai ishte shumë i kënaqur që e shkatërruam Serbinë 5-0 jashtë fushe dhe 2-0 në shtëpi. I thashë se isha në të dyja ndeshjet, në fakt në çdo ndeshje kualifikuese për këtë Kupë Bote. Më erdhi pak keq për të, megjithëse e dija që do të mposhten nesër në stadiumin e tyre të ri".

Poll

Lexo gjithashtu