I ftuar në “RubrikaSportive” në RTSH, ish-trajneri i Partizanit në vitin 2010, Gerd Haxhiu ka folur për Kombëtaren shqiptare. Haxhiu s’ka kursyer elozhet për Sylvinhon, duke u shprehur se po sillet si trajner klubi, pra të gjithë fokusin e ka te Shqipëria.
“Hera e parë që është një trajner full-time. Është në punë, në Shqipëri. Gjëja më pozitive, është seleksionues, përzgjedhës dhe po sillet si një trajner klubi. Ecuria në Nations League, e bëri të reflektonte. Ata që na çuan në Europian, Asani, Bajrami, Ramadani s’bënë mirë.
Shehu është mirë, Uzuni, Hoxha që po i jepet besim, mua më pëlqen kjo. Mjafton të ndiqje sot Ramadanin pas ndeshje, po fliste me Gjasulën dhe tha që ti e di shumë mirë që mezi e presim dhe jemi gati në çdo moment. Nuk ka qejfmbetje. Kjo tregon pjekuri”, u shpreh Gerdi Haxhiu.
