
Oltijon Kërnaja dhe Francesco Moriero me ekipin e Laçit
Ditën e sotme ka përfunduar me sukses edicioni i nëntë i kursit të të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli. Një ndër trajnerët që u diplomua ishte dhe Oltijon Kërnaja.
Ndihmësi i trajnerit Francesco Morieros te klubi i Laçit hedh kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Pas arritjes në nivelin “UEFA Pro”, Kërnaja nuk ka lënë pa falenderuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Armand Duka.
“UEFA Pro! Faleminderit për mundësinë Armand Duka, faleminderit FSHF. Puna dhe mundimi u shpërblye. Tashmë me plot gojë, trajner!”, shkruan Oltijon Kërnaja na rrjetet sociale.
Poll