
Pano Xhixho
Ditën e sotme futbolli dhe gazetaria sportive u prek nga një ngjarje e trishtë, Saimir Demi u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Gazetari Pano Xhixho ka folur për miqësinë e tij me të ndjerin në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit në MCN TV
“Për mua gazetaria sportive ka humbur një nga penat më brilante. Përvec asaj që ka dhënë në profesion, është një dhimbje e madhe për Albanën të shoqe, Bjornin të birin, Kelin dhe nënën e tij.
Një dhimbje e madhe për ne që na iku një shok, një mik dhe një vëlla. Kam pasur mundësi të flisja kur ishte në spital, vazhdonte të fliste dhe të lexonte, por ajo sëmundje e mallkuar e mundi”, u shpreh Pano Xhixho.