
Sulmuesi 36 vjeçar i Mansfield Town, Lucas Akins është dënuar me 14 muaj burg të menjëhershëm, pasi është shpallur fajtor se ka përplasur me Mercedes një çiklist, i cili pas 10 ditësh në spital ndërroi jetë.
Futbollisti profesionist ishte në makinë me vajzën e tij shtatëvjeçare në një kurs pianoje në Huddersfield në mars 2022, përplasi Adrian Daniel. 33 vjeçari fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.
Ai kishte qenë duke u ngjitur në Huddersfield Road teksa kthehej në shtëpi nga puna, kur Akins u fut në të njëjtën rrugë pasi kaloi Crosland Factory Lane.
Prokurorët thanë se lojtari i League One dështoi të ndalonte në një shenjë për dhënie përparësie, të cilën i pandehuri e kundërshtoi, duke i thënë policisë se nuk e pa zotin Daniel të afrohej. Futbollisti 36 vjeçar nga Holmfirth, pranoi se shkaktoi vdekjen nga drejtimi i pakujdesshëm në një seancë të mëparshme.
Gruaja e Danielit, Savanna lexoi një deklaratë në gjykatë duke e përshkruar burrin e saj si "një kërkues të adrenalinës", i cili shkonte me biçikletë për dhe nga puna çdo ditë. “Ka qenë si ferr dhe një makth nga i cili nuk po zgjohem. Nuk kishte asnjë arsye që Adriani të vritej në atë mënyrë”, tha ajo.