Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat
Jeff-Davis

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti për herë të parë “UEFA Regional Coaching Disabled Workshop”, një seminar tre-ditor, i cili kishte në fokus trajnimin e trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta.

Gjatë seminarit, përveç përfaqësuesve të FSHF-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UEFA-s, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e futbollit për persona me nevoja të veçanta. Ndër ta ishin Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, Les Howie, mentor dhe edukator i programeve bazë të UEFA-s, si dhe Vladimir Luptak, mentor i futbollit i bazës pranë UEFA-s.

Gjatë punimeve të seminarit, Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, dha një prononcim për fshf.org, ku foli mbi metodologjinë e ndjekur dhe rëndësinë që ky aktivitet ka për edukimin e trajnerëve.

“Kemi 8 Federata këtu, të cilat po shqyrtojnë mënyrën se si ne ofrojmë kurse trajnuese për njerëzit me nevoja të veçanta. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë midis të gjitha këtyre federatave. UEFA dëshiron të sigurohet që futbolli të jetë i disponueshëm për të gjithë, dhe ky kurs do të na ndihmojë të edukojmë trajnerët dhe t’u japim njerëzve me nevoja të veçanta një mundësi të shkëlqyer për të luajtur këtë lojë të mrekullueshme me ne.

Shumë nga programet që kemi fokusohen në mënyrën se si të punojmë me njerëzit me nevoja të veçanta, si të përdorim terminologjinë e duhur dhe gjithashtu si të sigurohemi që të gjithë të përfshihen në lojë. Kemi përfshirë si sesione praktike ashtu edhe teorike, për të ndihmuar trajnerët të përmirësohen në atë që bëjnë”, – u shpreh eksperti i UEFA-s, Jeff Davis.

Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin e FSHF-së dhe angazhimin e saj për të krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në futboll. Ky aktivitet përforcon përkushtimin e FSHF-së dhe UEFA-s për ta bërë futbollin një lojë të hapur dhe të arritshme për të gjithë, duke promovuar barazi, diversitet dhe bashkëpunim në çdo nivel të tij.

Poll

Lexo gjithashtu