
Seminare ne Shtepine e Futbollit
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi në Qendrën Mjekësore të FSHF-së një seminar dy-ditor në bashkëpunim me Alphamed Italia Rehabilitation Equipment, ku morën pjesë 30 fizioterapistë që angazhohen nëpër klube apo klinika mjekësore.
Seminari i drejtuar nga doktori i Kombëtares Dr.Gianluca Stesina dhe Dr. Daniele Morfino u fokusua në fashaturën rehabilituese dhe bandazhin funksional.
Temat kryesore të seminarit ishin materialet mjekësore dhe fashaturat që ndihmojnë në stabilitetin dhe performancën e lojtarit.
Poll