Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Fokusi në menaxhimin e futbollit, zhvillohet online seminari i dytë i “Certificate in Football Management” (UEFA CFM)

Shkruar nga NEWSPORT
Fokusi në menaxhimin e futbollit, zhvillohet online seminari i dytë i
 

Është organizuar seminari i dytë i programit prestigjioz “Certificate in Football Management” (UEFA CFM), i cili këtë edicion zhvillohet nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës.

Ky program i certifikimit, që fokusohet në menaxhimin e futbollit, ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare dhe profesionistët e futbollit në nivele të ndryshme. Edicioni aktual përfshin pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Franca, Kroacia, Bullgaria, Italia, si dhe përfaqësues nga FSHF dhe klube të ndryshme shqiptare. Udhëheqësit e programit janë ekspertë nga UEFA Academy dhe Universiteti i Lozanës.

Seminari i dytë, ndryshe nga i pari që u zhvillua me prezencë fizike në Shqipëri, u mbajt online dhe u fokusua te temat kyçe të komunikimit në futboll, roli i medias, marketingut dhe sponsorizimeve, duke ofruar njohuri të thelluara për menaxherët e futbollit.

Faza përfundimtare e programit, që ka vlerën e një masteri, do të zhvillohet në muajin qershor. Ajo do të përfshijë seminarin dhe provimin final, duke u kurorëzuar me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga