Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Europiani i përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë, vendimi historik i UEFA-s merr vëmendjen nga prestigjiozia spanjolle

Shkruar nga NEWSPORT
Europiani i përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë,
Europiani 2025 U-21

Ditën e sotme Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i dha të drejtën Shqipërisë që të jetë një nga vendet pritëse të Europianit U21 që do të zhvillohet në vitit 2027. Vendi tjetër pritës për këtë kompeticion madhor, do të jetë Serbia.

Ndërkohë që ky vendim historik i UEFA-s ka marrë vëmendjen kryesore edhe nga media prestigjioze spanjolle, “AS”, të cilët i kanë kushtuar një artikull. Kjo media spanjolle thekson se dy kombe me marrëdhënie gjeopolitike dhe historike të ndërlikuara, do të bashkëpunojnë.

Ndër të tjera, “AS” përmend edhe fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, i cili tha se ky bashkëpunim me Serbinë do të jetë një katalizator për të thyer disa barriera e për të krijuar një të ardhme tolerante për brezat e rinj.

Europiani i përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë,
Artikulli i AS

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga