
Aktivitet festiv në “Shtëpinë e Futbollit”
UEFA dhe Federata e Futbollit organizuan pasditen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” një aktivitet festiv, me stafet që janë angazhuar në organizimin e ndeshjeve të Kampionatit Europian U-17, eventi historik që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Aktiviteti u shoqërua me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve të FSHF-së dhe UEFA-s dhe më pas u përmbyll me barbekju dhe karaoke.
Ky organizim kishte për qëllim të krijonte një atmosferë bashkëpunuese dhe miqësore mes ekipeve organizative, si një formë vlerësimi për punën e tyre dhe për të forcuar më tej frymën e grupit gjatë këtij turneu prestigjioz.