Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U-17 për vajza/ Trajnerja Cyme Lulaj fton 20 futbolliste, Kombëtarja nis sot grumbullimin

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17 për vajza/ Trajnerja Cyme Lulaj fton 20 futbolliste,
Kombetarja e Vajzave U-17

Shqipëria U-17 e vajzave është gati për aventurën “Euro 2025” për këtë grupmoshë. Ekipi i drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj nis sot grumbullimin në Durrës në kuadër të ndeshjeve të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë moshë e kategori.

Trajnerja kuqezi ka publikuar sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë Shqipërinë në sfidat kundër Izraelit dhe Kosovës. 13 prej tyre janë pjesë e klubeve shqiptare të moshave dhe 7 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Skuadra do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 30 tetor do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Kosovës. Takimi i grupit B4 do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00. Sakaq, ndeshja e dytë e grupit është ajo mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet më 2 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 11:30.

Ndeshja e tretë e këtij raundi do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Elbasan Arena” më 5 nëntor në ora 14:00.

Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

Euro U-17 për vajza/ Trajnerja Cyme Lulaj fton 20 futbolliste,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga